Aktualitet

Pas marrjes në pyetje, ja hapat që po ndjek SPAK për kryebashkiakun

Shkruar nga Liberale
Pas marrjes në pyetje, ja hapat që po ndjek SPAK për

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, u mor ditën e djehsme në pyetje nga SPAK, në lidhje me videon që u publikua në media, ku thuhej se ai thithte kokainë në ambientet e një lokali.

Sipas shqiptarja.com, hetimet kanë hyrë në një fazë të verifikimit të autotincitetit të videos, ku pretendohet se konsumon lëndë narkotike. Prokurorët e çështjes kanë kërkuar ekspertimin grafik të videos, i cili do të realizohet nga ekspertët e laboratorit të policisë shkencore në Ministrinë e Brendshme.

Nëpërmjet kësaj ekspertize prokuroria synon të provojë qartësisht dhe me anën e një ekspertize nëse personi që shfaqet me shpinë në video, është ose jo Lefter Alla.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i ka kërkuar kryebashkiakut Alla, t'i nënshtrohet testit të drogës. Për të kryer këtë procedurë, Alla duhet të paraqitet e Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ti marrë kampion gjaku dhe urine, me qëllim kryerjen e eskpertimit mjeko-ligjor, që do të vërtetojë nëse Alla është konsumues droge ose jo./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH