Komisioni Hetimor për shkakrimin e presidentit Ilir Meta do të mblidhet sërish ditën e premte, në orën 11:00.
Vijimin e punës për shkarkimin e pesidentit, e paralajmëroi kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.
Në një konfeencë për mediat, Balla tha se lëvizjet e fundit të Metës me Gjyakatë Kushtetuese, do të hetohen nga Komsioni Hetimor.
“Presidenti ka refuzuar të plotësojë një detyrim kushtetues, duke bllokuar një gjyqtar kushtetues të emëruar sipas dispozitave kushtetuese dhe ligjit, të ushtrojë detyrën. Me ketë refuzim Presidenti jo vetëm i mohon të drejtën e mandatit të ligjshëm një gjyqtari kushtetues, por edhe cënon funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese, duke ndikuar në mosplotësimin e numrit të nevojshëm të gjyqtarëve të kërkuar nga ligji për mbledhjen e gjyqtarëve dhe marrjen e vendimeve të vlefshme", tha Balla./Gazeta Liberale