Aktualitet

Pas largimit nga KED, Dvorani kërkon për vende të lira në apel

               Publikuar në : 21:40 - 22/07/20 liberale

Ish-drejtuesi i gjykatës së lartë Ardian Dvorani kërkon rikthimin në sistemin gjyqësor. Pak kohë pasi KLGJ vendosi ta largonte nga ushtrimi i detyrës si gjyqtar në Gjykatën e Lartë, pozicion të cilin e mbajti edhe 6 vite pas mbarimit të mandatit kushtetues, Dvorani kërkon të emërohet në Gjykatën e Apelit.

Më anë të një kërkesë me shkrim Ardian Dvorani ka kërkuar informacion nga KLGJ për vendet vakante që janë në shkallën e dytë të gjyqësorit në kryeqytet.

Do të jetë Këshilli i Lartë Gjyqësorë i cili do të vendosë në mbledhjen e radhës për kërkesën e Dvoranit, nëse do ta emëroj ose jo në gjykatën e Apelit.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back