1

Pas largimit nga familja mbretërore, Meghan bën kontratë me ‘Disney’

               Publikuar në : 15:37 - 12/01/20 liberale

Princ Harry dhe Meghan Markle njoftuan para disa ditësh se do të hiqnin dorë nga statusi i tyre në familjen mbretërore, për t’u bërë financiarisht të pavarur.

Ndërsa ditën e sotme është zbuluar se Meghan Markle ka nënshkruar kontratë me “Disney”.

Meghan do të dublojë një ose disa projekte të tyre, por ajo nuk do të ketë asnjë përfitim nga kjo marrëveshje. Sipas “The Times”,  të gjitha fitimet do të shkojnë për “Elephants Without Borders”, një organizatë që gjurmon dhe mbron kafshët nga gjuetia.

Pavarësisht largimit nga familja mbretërore, çifti u shpreh se do të jetë gjithmonë në mbështetje të plotë të Mbretëreshës Elizabeth, e cila sipas burimeve është tepër e zhgënjyer nga nipi i saj. Ajo ka mbledhur urgjentisht familjarët për të dikutuar këtë vendim të nipit të saj./Gazeta Liberale

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back