Showbiz

Pas kritikave Rita Ora “kullon” biografinë, shfaqet kuq e zi në 'Festivalin e Filmit në Venecia'

Shkruar nga Liberale

Ajo e kishte veshur mbi një body të zi dantelle, me geta të zeza dhe taka të larta. Nuk e dimë nëse përmes kësaj veshjeje Rita ka dashur të përçojë një mesazh apo ka qenë rastësi. Vlen të theksohet se kjo vjen pas polemikave të mëdha për kërcimin e saj me flamurin serb.

Rita Ora dukej një diva e vërtetë teksa bëri një hyrje madhështore në 'Festivalin e Filmit në Venecia' të enjten. Ajo mbërriti me një varkë, e veshur kuq e zi. Fustani i kuq prej sateni nga Moschino, ishte i shkurtër përpara dhe kishte një bisht të gjatë mbrapa.

Më pas, ajo u shfaq me një pallto të gjerë të bardhë, taka të larta me platformë dhe një set të zi. Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga La Biennale di Venezia dhe drejtohet nga Alberto Barbera. Ai do të zhvillohet në Venice Lido nga 30 gushti deri më 9 shtator 2023 dhe njihet zyrtarisht nga FIAPF (Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve të Filmit).

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH