Aktualitet

Pas kërkesës, Gjykata Kushtetuese merr vendimin për Besnik Muçin

Shkruar nga Liberale
Pas kërkesës, Gjykata Kushtetuese merr vendimin për Besnik

Një ditë pas shkarkimit të Besnik Muçit nga KPA, Gjykata Kushtetuese e ka hequr emrin e tij nga faqja zyrtare.

Po t'i hedhim një sy faqes zyrtare do të shohim se janë vetëm emrat e katër anëtarëve të tjerë; Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari si dhe Fjona Papajorgji.

Sot Muçi, i dërgoi një letër Gjykatës Kushtetuese, ku i kërkon një vendim për të ardhmen e tij, nëse ai duhet të qëndrojë si anëtar i kësaj gjykate, pas dekretimit nga Meta, apo duhet të largohet prej saj, pas vendimit të KPA.

“Urdhëresa e KPA e pa mbështetur në ligj ose Kushtetutë. Pres vendimin tuaj nëse më ka mbaruar mandati. Deri në daljen e një vendimi, do të vazhdoj të përmbush detyrimet e mia kushtetuese”, thuhet në letrën e Muçit, i cili ditën e sotme u paraqit si normalisht në Gjykatë.

Ditën e djeshme pas vendimit të KPA, Muçi u shpreh se pavarësisht kësaj ai do të vijojë detyrën e tij pranë Gjykatës Kushtetuese dhe sot në mëngjes u paraqit në zyrën e tij.

Ndërkohë pasditen e sotme shkoi në Presidencë ku gjatë bisedës me presidentin Ilir Meta falenderoi Muçin që pranoi të ushtronte detyrën e Gjyqtarit të Gjykatësit Kushtetues, si kandidatura e parë e përzgjedhur nga Presidenti i Republikës.

Ndërsa Muçi, sipas Presidencës i deklaroi Kreut të Shtetit se, procesi i rivlerësimit kalimtar i kryer në Kolegjin e Posacëm të Apelimit ka qenë tepër diskriminues edhe për faktin e qëndrimeve të tij si gjyqtar kushtetues. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH