Aktualitet

Pas kërkesave të vazhdueshme për të lënë qelinë, gjykata merr vendimin për Lefter Allën

Shkruar nga Liberale
Pas kërkesave të vazhdueshme për të lënë

Lefter Alla, ish-kryebashkiak i Bulqizës përfundoi në pranga ë bashku me stafin e tij të ngushtë para zgjedhjeve për një tender prej rreth 3 milionë euro.

Por pas arrestimit, përmes mbrojtjes së tij, ai vijon të insistojë për një masë më të butë sigurie, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Këtë të enjte, Gjykata e Posaçme vendosi të caktojë dy ekspertë mjeko-ligjorë, të cilët do të përcaktojnë nëse pretendimi i të arrestuarit qëndron.

Alla prej disa kohësh, tha mbrojtja e tij para togave të zeza, po trajtohet për problemet që ka me zemrën, ndërsa qëndrimi në qeli, i rrezikon shëndetin.

Alla përfundoi nën akuzat e ngritura nga SPAK për tenderin e kanalizimeve dhe ujësjellësit në lagjen e vjetër të Bulqizës, me dyshimet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, së bashku me 9 zyrtarë të tjerë të Bashkisë dhe anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Sipas Prokurorisë së Posaçme, ata favorizuan në garë mikun e kryebashkiakut, Aqif Koneshën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH