Globi

Pas Italisë zbulohet edhe në Greqi, lija e majmunit ‘troket’ pranë kufijve tanë

Shkruar nga Liberale
Pas Italisë zbulohet edhe në Greqi, lija e majmunit

Pas Italisë, është regjistruar rasti i parë me linë e majmunit edhe në Greqi.

Lija e majmunit konsiderohet sëmundje ngjitëse infektive, e zakonshme në Afrikë.

Kanë qenë autoritetet shëndetësore greke që dhanë alarmin për rastin e parë. Sipas tyre  bëhet fjalë për një turist 29-vjeçar, i cili së bashku me partneren e tij ka udhëtuar për pushime në Kefalonia.

Ai ka shfaqur skuqje të lëkurës dhe simptoma të tjera, që sipas mjekëve grekë, lidhen me linë e majmunit. Megjithatë, autoritetet shëndetësore greke do të dërgojnë në laborator analizat për të konfirmuar zyrtarisht nëse bëhet fjalë për lijën e majmunit.

Sipas OBSH-së, lija e majmunit është përhapur edhe në disa shtete të tjera të Europës, si në Spanjë, Belgjikë, Francë e Gjermani. Lija e majmunit përhapet përmes kontaktit të afërt dhe rastet më të rënda janë tek fëmijët dhe ata persona me imunitet të dobët.

Megjithëse ka një farë alarmi, rastet e zbuluara deri tani në Europë janë të pakta. Në Britaninë e Madhe pjesa më e madhe e të infektuarve ishin nga komuniteti LGBT.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH