Globi

Pas gati 3 dekadash, arrestohet autori i vrasjes së reperit Tupac

Shkruar nga Liberale
Pas gati 3 dekadash, arrestohet autori i vrasjes së reperit Tupac

Pas gati rreth tre dekadash, policia e Las Vegasit ka arrestuar një prej autorëve të dyshuar për vrasjen e reperit më të famshëm të viteve ’90, Tupac Shakur.

Duane Keith Davis, i njohur si “Keffe D” është i vetmi i dyshuar i gjallë, ndërsa tre bashkëpunëtoret e tij që bënin pjesë në të njëjtën bandë, kanë vdekur. Legjenda  e hip-hop-it u qëllua katër herë gjatë të shtënave me makinë në Las Vegas në vitin 1996.

Duane Keith Davis do të dalë në gjykatë në ditët në vijim. Sherifi i Departamentit të Policisë Metropolitane të Las Vegas, Kevin McMahill tha se familja e reperit Tupac Shakur ka pritur 27 vjet për drejtësi dhe se hetimet për një kohë kaq shumë të gjatë më në fund zbardhën vrasjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH