Aktualitet

Pas fjalimit të Gazment Bardhit, Berisha duartrokiti: E meritonte pasi u tha shqiptarëve një të vërtetë të madhe

Shkruar nga Liberale
Pas fjalimit të Gazment Bardhit, Berisha duartrokiti: E meritonte pasi u

Ditën e sotme në seancën plenare ku u miratua heqja e imunitetit të Arben Ahmetaj, Sali Berisha duartrokiti pas fjalimit të Gazment Bardhit.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se Bardhi i meritoi duartrokitjet pasi u tha shqiptarëve një të vërtetë të madhe. Duartrokitjet, Berisha tha se i ka bërë me zemër.

“Pse e duartrokita unë Bardhin? E mbylli fjalimin e tij me të vërtetën më të madhe të kësaj afere. U tha shqiptarëve, ndonëse jo me këto terma, por ekzakt, sipërmarrja është e Edi Ramës. Duhet të budallepsësh çdo njeri, çdo institucion që të besosh se ndërmarrja është e Klodian Zotos. Bardhi e tha me qartësinë më të madhe meritonte duartrokitje të plota. I kam bërë me zemër”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH