Aktualitet

Pas dokumenteve të PD-së, reagon Pjetri: Pres me padurim vendimin

               Publikuar në : 13:52 - 13/08/19 LP

Kryebashkiaku i Shkodrës, dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Valdrin Pjetri ka reaguar pas publikimit nga Partia Demokratike, të dokumenteve ku shihej qartë ndalimi i tij në Itali.

Në një shënim të shkurtër në rrjetet sociale, Pjetri shkruan se e vërteta del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD.

Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumenta zyrtare.
E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD.
Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteve zyrtare shqiptare dhe italiane”, shkruan Pjetri.

Më herët reagoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, ku tha se PS do të jetë në anën e ligjit dhe se e vërteta nuk mund të dalë as nga deklaratat e PD-së dhe as nga fjalët e Pjetrit./Gazeta Liberale

(Visited 174 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *