Showbiz

Pas divorcit, aktorja dhe këngëtari shqiptar martohen sërish

Shkruar nga Liberale
Pas divorcit, aktorja dhe këngëtari shqiptar martohen sërish

Aktorja e famshme turke Burcu Kiratli, e njohur me rolin e Gokce Hatun në filmin “Ertugrul” është martuar për herë të dytë me këngëtarin me origjinë shqiptare, Sinan Akçil.

Ajo publikoi disa foto nga dasma e saj në mediat sociale dhe shkroi: “Zoti dhe Zonja Akçil!”, duke treguar kështu se i kishte dhënë sërish fund beqarisë.

31-vjeçarja dukej mahnitëse me vellon e bardhë, ndërsa këngëtari shkëlqeu i veshur me kostum të zi.

Kjo është hera e dytë që çifti i thonë “Po” njëri-tjetrit pasi u divorcuan në vitin 2019.

Këngëtarja Sibel Can, aktorja Hatice Sendil dhe Zëvendës Ministri i Brendshëm Mehmet Ersoy ishin dëshmitarë të çiftit në ceremoninë e mbajtur në një hotel në Besiktas.

Ndërsa të ftuar në ceremony raportohet se ishin rreth 40 persona.

Burcu Kiratli dhe Sinan Akçil u martuan në Amsterdam në dhjetor 2018, por u divorcuan pas 9 muajsh.

Dhe mesa duket ata nuk kanë duruar të qëndrojnë dot larg njëri-tjetrit, e kanë vendosur të martohen për herë të dytë.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1185333,1185334,1185332,1185335,1185330,1185331,1185329"]

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH