Aktualitet

Pas debatit në Kuvend për shkarkimin, reagon Presidenti

               Publikuar në : 14:39 - 13/06/19 V Liberale

Pas seancës në Kuvend për shkarkimin e tij, presidenti Ilir Meta është shprehur se Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë.

Kreu i Shtetit iu bën thirrje palëve politike që të mos e humbasin këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës.

“Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë!
Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës.
Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut.
Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa!🇦🇱🇪🇺”, shkruan Meta në Facebook.

(Visited 3 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *