Aktualitet

Pas debatit me familjarët, burri i vë flakën vetes me benzinë

Shkruar nga Liberale
Pas debatit me familjarët, burri i vë flakën vetes me

Një burrë nga Vlora ka tentuar që të bëjë vetëflijim, duke i vënë flakën vetes.

Burri, mosha e të cilit nuk dihet ende, është banor na lagjen Hajro Cakerri pranë Kuzum Babase. Sipas Abc News, pas një debati që pati me familjarët ai i ka vënë flakën vetes duke përdorur benzinë.

Për fat të mirë, ndërhyrja në kohë i ka shpëtuar jetën. Gjithashtu mësohet se personi në fjalë si pasojë e flakëve ka pësuar djegie të shkallës së tretë në disa pjesë të trupit.

Aktualisht ai gjendet në spitalin rajonal Vlorë nën kujdes te mjekeve.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, shtetasi N. H., 57 vjeç dyshohet se ka djegur veten me lëndë djegëse për motive ende të paqarta. I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH