Politikë

Pas bllokimit të Kuvendit, Berisha flet me dritat fikur: Kosova do t’i marrë vizat!

Shkruar nga Liberale
Pas bllokimit të Kuvendit, Berisha flet me dritat fikur: Kosova do

Mungesa e energjisë elektrike dhe dështimi i seancës plenare nuk e ka penguar ish-kryeministrin Sali Berisha që të flasë nga foltorja e Kuvendit.

Në një lidhje direkte në “Facebook”, kryedemokrati Berisha shprehet se Kosova do t’i marrë vizat, pavarësisht kërcënimit nga disa vende të Bashkimit Europian.

“Argati i shpifur i Millosheviçit të ri shndërroi 3 ditë evropiane të Shqipërisë në 3 ditë kundër shqiptarëve të Kosovës. Nuk do e pranojmë një situatë të tillë dhe do të mbrojmë me të gjithë forcën tonë interesat kombëtare. Kosova sot ka qeverinë e vet të zgjedhur në mënyrën më demokratike. Ka 1 kryeministër ndaj të cilit nuk rëndon dot asnjë lloj akuze që rëndon mbi Vuçiç dhe familjarët e tij. Ne nuk duam dhe nuk do të përfshihemi në punët e brendshme. Tradhtar që përdor pushtetin kundër Kosovës. Ka tejkaluar çdo kufi dhe çdo linjë. Të gjithë ata që duan Shqipërinë, të ngrihen. Ky lobon për bllokimin e vizave për Kosovën, ky është një akt anti-kombëtar. Por unë ju garantoj se vizat, Kosova do i marrë dhe Shqipëria do jetë vendi i parë që do i hiqen vizat nga Komisioni Europian”, tha Berisha.

Gjatë fjalë së tij, Berisha thënë se ky është fillimi i asaj që e quan “betejë e vështirë drejt fitores”.

“Demokracia shqiptare sot është në fiktivitet. Kurrë në 32 vite, nuk i është caktuar përfaqësuesi opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Për herë të parë, Edi Rama, në traditën më të egër të etërve të tij, mori përsipër duke gjetur një peng ta keqpërdorë atë në mënyrë ekstreme dhe ta paraqesë si përfaqësues të opozitës, ku ai përfaqëson interesat e tij më të ngushta, më të dyshimta dhe kriminale. Kjo është dita e parë e betejës tonë. Ne këtë betejë e kemi detyrim ndaj jush”, tha Berisha, i cili beson se shumica e shqiptarëve është në përkrahje të tij, por zgjedhjet janë të manipuluara.

“Ju votuat kundër një qeverie e cila ka rekordet më të zeza në vjedhjen, varfërimin e shqiptarëve, në lidhje me krimin dhe drogën, në pasurimin e kryeministrit, ministrave dhe familjarëve të tyre me fondet e buxhetit të shtetit. Ka rekordet më të zeza në lidhjet me grupet e drogës. Jam i bindur se qindra-mijëra nga ju do të donit të ishit këtu në këtë sallë, por theksoj se sot dhe gjer në rikthimin e votës së lirë, betejën do e vazhdojmë në bashku”, tha Berisha, teksa me disa deputetë të opozitës bllokoi sot Kuvendin, por pas daljes së maxhorancës jashtë, dritat në sallë u fikën.

“Në Parlament do të luftojmë ne për ju. Jam i sigurtë që ju këtë prisni nga ne. Ne e duam shumë Parlamentin. Kjo betejë nuk është e re, është betejë e vështirë, por është e sigurt që do të ecim drejt fitores. Ne e meritojmë fitoren. Nuk do të pranojmë më kurrë që Tirana të shndërrohet në epiqendrën e luftës së ftohtë kundër gjysmës së kombit”, theksoi ish-kryeministri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH