Aktualitet

Pas ambasadorëve, Meta takim urgjent me Bashën: Ja çfarë i kërkova

Shkruar nga Liberale
Pas ambasadorëve, Meta takim urgjent me Bashën: Ja çfarë i

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, menjëherë pas takimit me ambasadorët e vendeve të BE.

"Sapo përfundova një takim me kërkesën time me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe liderin e Opozitës së Bashkuar z.Lulzim Basha.

E sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.", shkruan Meta.

Mesazhi i Metës:

Sapo përfundova një takim me kërkesën time me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe liderin e Opozitës së Bashkuar z.Lulzim Basha.

E sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

E falenderova për kontributin konstruktiv në arritjen e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe i kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi.

Inkurajova vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët e investuar për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe që kanë mbështetur Këshillin Politik në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH