Globi

Pas Albin Kurtit, kërcënohet djali i Isa Mustafës: Kam me të kall..

Shkruar nga Liberale

Pas kreut të Lëvizjes Vetëvendosja, është kërcënuar me vdekje edhe djali i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, Besnik Mustafa.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe mesazhin kërcënues .

Në mesazhin që Besnik Mustafa ka marrë thuhet se ai do ta pësojë edhe më keq se babai i tij.

Por, kërcënuesi i cili në rrjetin social Facebook, mban emrin Kryeziu Bekir, i ka shkruar Gazetës Insajderi, duke mohuar kërcënimin.

Ai thotë se i kanë keqpërdorur profilin i tij, ndërsa ka kërkuar ndihmë, duke pohuar se edhe atë tashmë janë duke e kërcënuar.

“Kërkoj ndihmë nga ju, ju lutem më ndihmoni, janë duke ma keqpërdor adresën e FB. Në emrin tim e kërcënojnë djalin e Isa Mustafës, unë nuk jam njeri që kërcënoj, unë nuk jetoj në Kosovës, unë jetoj në Zvicër. Ju lutem më ndihmoni, po më kërcënojnë edhe mua. Kërkoj falje publikisht edhe pse nuk kam qenë unë, ju lutem më ndihmoni”, ka thënë Kryeziu Bekir./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH