Aktualitet

Pas akuzave të forta për korrupsion, Veliaj dhe Duka bëhen bashkë

Shkruar nga Liberale
Pas akuzave të forta për korrupsion, Veliaj dhe Duka bëhen

Finalja e Conference League ka bërë bashkë kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe kreun e FSHF-së, Armand Duka.

Ata kanë qenë në sheshin “Skënderbej”, ku është ekspozuar trofeu dhe kanë përshëndetur aktivitetet që do mbahen.

Duka: Ta shijojmë këtë aktivitet, ta shijojmë këtë finale. U uroj suksese të dyja ekipeve!

Veliaj: I përshëndesim të gjithë tifozët. Mirëserdhët në Tiranën tonë!

Tonet mes dy ‘kundërshtarëve’ duket se janë ulur, pas përplasjeve që patën për zgjedhjen e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit. Të forta kanë qenë akuzat ndaj njëri-tjetrit, ndërsa Veliaj e ka akuzuar Dukën për korrupsion.

“Ku shkuan fondet që FIFA ka lëvruar për të kaluar krizën që mbërtheu futbollin nga COVID-i në dy vitet e fundit? Po ju kujtoj se pati një debat të ashpër midis klubeve, federatës dhe qeverisë në kohën e pandemisë për këto pagesa. Për sa kohë që ty t’i ka dhënë FIFA dhe ti rezulton që nuk i ke shpërndarë, por i ke shpenzuar për gjëra të tjera, atëherë mua me të drejtë më lind pyetja: Ku shkojnë këto para? Pse nuk i morën shoqatat e Tiranës? 2 milionë euro ku u zhdukën? Pra, s’ke audit, nuk tregon produkt, zhduken paratë, po mirë more dikush duhet të përgjigjet?”, ka deklaruar Veliaj.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH