Globi

Pas 6 orësh, përfundon marrja në pyetje e Hashim Thaçit

Shkruar nga Liberale
Pas 6 orësh, përfundon marrja në pyetje e Hashim Thaçit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u paraqit sot në Hagë për t`u marrë në pyetje me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Që prej orës 13:00 ai po merrej në pyetje ndërsa raportohet se sapo ka përfunduar seanca.

Prokurorët e Dhomave të Specializuara do të vazhdojnë edhe nesër me intervistimin e tij.

“I jam përgjigjur pyetjeve që u kanë interesuar prokurorëve”, ka thënë shkurt Thaçi para gazetarëve.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH