Life Style

Pas 56 ditësh karantinë, modelja rezulton sërish pozitive me virus

               Publikuar në : 17:39 - 25/04/20 liberale

Një rast i rrallë i bartjes së koronavirusit pa simptoma është regjistruar në Itali. Studentja italiane Biana Dobroiu, 23 vjeçe, është testuar gjashtë herë për sëmudjen që prej daljes nga spitali dhe vazhdon të rezultojë pozitive edhe pas 56 ditësh.

Studentja dhe modelja part-time nga Bologna, ka qenë mes rasteve të para të diagnostikuara në rajonin e saj me Covid-19.

Ajo u shtrua në spital në 28 shkurt dhe doli e shëruar më 6 mars, duke u vetë-izoluar në shtëpi. Por prej atëherë ajo ka rezultuar pozitive në pesë teste të tjera dhe ekspertët besojnë se askush tjetër në Itali nuk ka qenë pozitiv për kaq gjatë.

Edhe testi i gjashtë i kryer javën e shkuar ishte pozitiv, gjashtë javë pas diagnozës së parë.

Eksperti vendas Luciano Attard, i spitalit të Sant’Orsola ku Dobroiu u trajtua, tha: “Pacientja ka shëndet të mirë por testet vazhdonin të vinin pozitive. Ne po e studiojmë me kujdes rastin e saj. Deri tani askush tjetër në Itali nuk ka rezultuar pozitiv për kaq gjatë, pasi zakonisht shenjat kanë zgjatur deri në katër javë”.

Dobroiu thotë se do të kryejë teste të tjera, por ajo nuk ka simptoma apo sëmundje të tjera dhe nuk është shumë e shqetësuar. Ajo thotë se vetëm mezi pret të dalë për një shëtitje pasi ka mbetur vetëm në shtëpi me nënë e saj. Kjo e fundit ka rezultuar negative tre herë, megjithse qëndron me të bijën bartese.

<
>
04f56de2465c92f80508f1306392b2db modelja bianca-dobroiu-deschidere 154225831-55-gun

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back