Aktualitet

Pas 55 ditësh i infektuar me COVID-19, shërohet ish-deputeti i PS

Shkruar nga Liberale
Pas 55 ditësh i infektuar me COVID-19, shërohet ish-deputeti i PS

Ish- deputeti i PS dhe botuesi Fatmir Toçi është shëruar nga COVID-19 dhe ka lënë spitalin Shefqet Ndroqi pas 55 ditësh i infektuar.

Toçi thotë se falë mjekëve arriti të shpëtojë, që e rikthyen në jetë pas një lufte me COVID-19 që duket e humbur.

Më tej ish-deputeti ka një mesazh për të gjithë, duke u thënë se jeta është e bukur dhe vlefshme kur është e shëndetëshme, prandaj kushdo duhet ta mbrojë.

STATUSI NGA FATMIR TOÇI

PRANË FAMILJES, MË NË FUND…

Pas një lufte 55 ditore në kufijtë e të pamundurës me sëmundjen e rëndë të Covid-19 (11 ditë i vetëkarantinuar dhe 44 ditë i shtruar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, sot besoj se kam dalë fitimtar dhe jam kthyer pranë familjes time të shtrenjtë, dashuria dhe përkujdesjet e së cilës ishin, padyshim, pjesë e rëndësishme e terapisë në luftën për mbijetësë.

Falenderime pa fund dhe mirënjohje e thellë, aq sa fjalët janë të varfëra ti shprehin deri në fund, për personelin e Spitalit “Shefqet Ndroqi”, mjekët, infermierët, specialistët, sanitaret etj., në mënyrë të veçantë prof. dr. Perlat Kapisyzi, drejtuesi i këtij institucioni të destinuar për të shpëtuar jetë njerëzish nga kthetrat e vdekjes.

Jam aq shumë i detyruar ndaj kujdesit dhe përkushtimit te tyre, sa që sot mund ta them pa hezitim e me bindje se nëse nëna ime e mirë më bëri kokën para 62-vjetëve, ata më rikthyen në jetë pas një lufte që dukej e humbur.

Me qindra të afërm, miq, shokë, të njohur e të panjohur që kanë qenë afër meje gjatë kësaj periudhe me interesimin dhe urimet e tyre për shërim të shpejtë, i falënderoj nga zemra, ma kanë lehtësuar gjendjen time shpirtërore psikologjike dhe më kanë dhënë kurajë e besim se do të dilja.

Miqtë e mi kudo që jeni, jeta është e bukur dhe e vlefshme kur është e shëndetshme, ndaj të bëjmë çmos për mbrojtjen e saj!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH