Aktualitet

Pas 4 netëve në doganë, 27 shqiptarë dërgohen në hotelin karantinë

Shkruar nga Liberale
Pas 4 netëve në doganë, 27 shqiptarë dërgohen në

Pas 4 netëve jashtë në shi dhe dëborë, është zgjidhur sot problemi i shqiptarëve që nuk janë rezident në Greqi, por që i zuri situata nga koronavirusi jashtë kufijve dhe prej së premtes qëndruan në tokën neutrale në doganë duke kërkuar që të rikthehen pranë familjeve të tyre.

Në pikën kufitare janë mbi 40 emigrantë aktualisht, por autoritetet vendosën që të pranojnë vetëm 27 prej tyre që nuk janë rezident në vendin fqinj, ndërsa të tjerët duhet të kthehen.

Ata janë dërguar me automjetet e autoriteteve në një nga hotelet në qytetin e Korçës, ku do të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë. Shpenzimet për 27 shqiptarët do të mbulohen nga Këshilli Kordinues i Diasporës. Në hotel gjatë qëndrimit për 14 ditë në karnatinë, të gjithë personat do të jenë të monitoruar nga policia dhe pas përfundimit të këtij afati do të lejohen që të shkojnë pranë familjeve të tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH