Aktualitet

Pas 25 ditësh paqe, Izraeli rinis sulmet ajrore ndaj Hamasit

Shkruar nga Liberale
Pas 25 ditësh paqe, Izraeli rinis sulmet ajrore ndaj Hamasit

Izraeli ka filluar sulmet ajrore në Rripin e Gazës, pasi grupet palestineze dërguan balona me flakë në Izraelin jugor.

Ushtria izraelite tha se avionët e saj sulmuan në Gaza dhe në qytetin jugor Khan Younis, duke paralajmëruar se është “gati për të gjitha skenarët, duke përfshirë edhe rinisjen e luftës, përballë akteve të vazhdueshme terroriste që vijnë nga Gaza”.

Një zëdhënës i Hamasit, duke konfirmuar sulmet izraelite, tha se palestinezët do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat e tyre. Akoma nuk është e qartë nëse nga sulmi i Izraelit ka viktima.

Kundërpërgjigja e Izraelit erdhi në orët e para të së mërkurës, një muaj pas bombardimeve 11-ditore që u regjistruan në maj. Mes Izraelit dhe Palestinës ishte vendosur armëpushimi prej 25 ditësh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH