Aktualitet

Pas 101 orëve nxirren të gjalla nga rrënojat 2 motrat në Turqi

Shkruar nga Liberale
Pas 101 orëve nxirren të gjalla nga rrënojat 2 motrat në

Me kalimin e orëve ulem edhe shanset e nxjerrjes gjallë të të mbijetuarve nga rrënojat e tërmetit në Turqi.

Por ka edhe nga histori që mbushin zemrat  me shpresë e tillë është edhe ajo dy motrave adoleshente janë shpëtuar në qytetin Kahramanmaraş 101 orësh nën rrënoja.

Në një deklaratë të premten, Departamenti i Zjarrfikësve Metropolitane të Antalias tha se Ayfer, 15 vjeç, u nxor nga rrënojat në orën e 99-të pas tërmetit dhe motra e saj, Fatma, 13 vjeç, u shpëtua dy orë më vonë.

Shpëtuesit duke përdorur sensorë sizmikë zbuluan shenja jete nën mbeturinat dhe kryen një operacion shpëtimi 10-orësh për të arritur atje ku ndodhej Ayfer, thuhet në deklaratë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH