Showbiz

Pas 10 vitesh Zhaklin Lekatari i jep fund beqarisë por humb vendin si opinioniste në Big Brother (ja kush e zëvendëson)

Shkruar nga Liberale
Pas 10 vitesh Zhaklin Lekatari i jep fund beqarisë por humb vendin si

Zhaklin Lekatari ka folur për eksperiencën e saj si opinioniste në BBV2. Ajo është shprehur se pavarësisht se ka qenë një ‘luftë’ në vetvete, të pasurit këtë pozicion në BBV, e ka rritur profesionalisht, ndërsa shihet se Eva Murati mund të jetë rivalja e saj e fortë.

E ftuar ditën e sotme në “Pushime On Top” ka qenë gazetarja Zhaklin Lekatari, teksa e pyetur nga moderatorët, ajo ka pranuar për herë të parë publikisht, se është në një marrëdhënie dashurie.

Zhaklin Lekatari: “Këtë periudhë po shijoj verën dhe pushimet, detin, diellin…”

Eni Shehu: “Bashkë me një person të veçantë, apo jo?”

Zhaklin Lekatari: “Po…”

Eni Shehu: “Ti ke thënë më herët se ke qëndruar 10 vite pa krijuar një lidhje, a ishte ky person që të bëri të ndryshoje mendim?”

Zhaklin Lekatari: “Po, është e vërtetë, nuk kam pasur një lidhje prej 10 vitesh. Kjo sepse gjithmonë kam dashur të kem në krah një person që më mbështet dhe jo të më kufizojë; dikë që ma bën jetën të lumtu, jo të ma vështirësojë. Po, të gjitha këto i kam gjetur tek ky person…”

Lei Kraja: “Po plane për fejesë, dasmë…?”

Zhaklin Lekatari: “Jo, jo…”

Lei Kraja: “As për një beb…?”

Zhaklin Lekatari: “Unë nuk jam nga ato që bëj plane të mëdha. Për momentin jam e lumtur dhe gjërat janë mirë”

Eni Shehu: “Do ta pranoje sërish po të të vinte ftesa?”

Zhaklin Lekatari: “Po, pse jo!”

Eni Shehu: “Pasi dhe vetë ajo e shprehu si dëshirë, qarkullon edhe emri i Eva Muratit, për të qenë opinioniste në sezonin e ardhshëm…”

Zhaklin Lekatari: “Po shumë mirë, nëse duan Eva Muratin le ta mbajnë, mua gjithsesi më bëhet qejfi…”

Lei Kraja: “Sa diplomate je…”

Eni Shehu: “Po me Arbër Hajdarin ke komunikuar lidhur me vendimin e tij?”

Zhaklin Lekatari: “Nuk e di nëse vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim akoma apo jo. E kuptoj që mund të jenë shumë gjëra që kanë ndikuar; punët, presioni… Unë gjithsesi e respektoj; me Arbrin kam patur dhe vazhdojmë të kemi një raport shumë të mirë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH