Kryesore

Partizani shpallet kampion i Shqipërisë pas 26 vitesh

               Publikuar në : 18:31 - 12/05/19 Liberale

Kryeqyteti ngjyroset me “të kuqe”! Triumfi 2-1 i Partizanit ndaj Tiranës në superndeshjen e javës së 33-të të Kategorisë Superiore për sezonin 2018-2019 zyrtarizoi njëkohësisht edhe titullin kampion për “Demat e kuq”, që rikthehen kështu t’i gëzohen një trofeu pas 26 vitesh.

Dygolëshi i shënuar nga Cinari, që tronditi rrjetën e bardhebluve një herë në pjesën e parë dhe një herë në të dytën, pavarësisht se Tirana barazoi përkohësisht në fundin e 45-minutëshit të parë, bëri që duelin kryeqytetas ta fitonin “të kuqtë” dhe njëkohësisht të kurorëzoheshin kampionë të futbollit shqiptar./ Gazeta Liberale

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *