Sport

Partizani me hap kampioni, në Korçë tifozi përfundon në spital

Shkruar nga Liberale
Partizani me hap kampioni, në Korçë tifozi përfundon

Kampionët në fuqi të vendit fituan 0-1 kundër Teutës për javën e dhjetë në Superligë. Edhe pse ndeshja luhej në "Arenën e Demave", të kuqtë ishin miq në shtëpinë e tyre. Dueli ishte i luftuar dhe me raste, teksa u vendos vetëm në "frymën e fundit". Duhej goli i Albers Kekos në të 90+2 minutë që në stadiumin e kryeqytetit të shpërthente festa. Me 20 pikë Partizani barazon kryesuesit e Egnatias, teksa Teuta me këtë humbje qëndron në kuotën e 11 pikëve në vendin e parafundit.

Skënderbeu dhe Egnatia barazuan 1-1 për javën e dhjetë në Superligë.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Korçës ishte me emcione dhe zgjati më shumë se 90 minuta, kjo për shkak se një tifoz vendas u ndje keq gjatë lojës dhe i desh ndihma e stafeve mjekësore dhe më pas ambulancës për ta trasportuar në spital.

Gjithçka sa i takon fushës u zhbllokua në minutën e tretë nga Isganderli. Sulmuesi kaloi miqtë nga Rrogozhina në avantazh, me pjesën e parë që u mbyll me këto shifra.

Në fundin e ndeshjes, pikërisht të minutën e 103 ishte Ahanonu që vendosi ekuilibrat. Edhe pas këtij barazimi, Egnatia me 20 pikë mban kreun e renditjes, aq sa ka edhe Partizani ndjekës që ka një ndeshje më pak.

Skënderbeu me 13 pikë mban vendin e gjashtë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH