Globi

Parlamenti rumun rrëzon qeverinë në mes të krizës energjitike

Shkruar nga Liberale
Parlamenti rumun rrëzon qeverinë në mes të krizës

Ligjvënësit rumunë votuan të martën për rrëzimin e qeverisë së pakicës, të udhëhequr nga kryeministri Florin Citu.

Rënia e qeverisë kërcënon të thellojë tutje krizën, me të cilën po përballet Rumania, si pasojë e një vale të rëndë të koronavirusit dhe rritjes së çmimeve të energjisë elektrike.

Kriza në qeveri nisi muajin e kaluar, kur partia e qendrës së djathtë USR u tërhoq nga koalicioni, duke thënë se Citu ka “qëndrime diktatoriale”.

Kjo ndodhi pasi kryeministri përjashtoi disa anëtarë të USR-së nga qeveria e tij, përfshirë ministrin e Drejtësisë dhe atë të Shëndetësisë.

Ligjvënësit e USR-së iu bashkuan të martën partisë nacionaliste të ekstremit të djathtë AUR, për të votuar në favor të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, i cili u paraqit nga Partia Social-Demokrate e majtë.

Nga 318 deputetët e pranishëm, 281 votuan për mocionin, zero ishin kundër, ndërsa 37 abstenuan.

Sipas Kushtetutës së Rumanisë, presidenti Klaus Iohannis duhet të emërojë tani kryeministër të ri.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH