Aktualitet

Parashikimin e motit, fundjava vjen reshje shiu dhe dëbore

Shkruar nga Liberale
Parashikimin e motit, fundjava vjen reshje shiu dhe dëbore

Shqipëria do të mbizotërohet sot nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por mundësitë për reshje do të jenë të pakta.

Ndërsa ditën e shtunë do të kemi një shtim të vranësirave, të cilat pasdite do të sjellin reshje dëbore në zonat malore, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje të izoluara shiu.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë:

- në zonat malore nga -3ºC deri në 06ºC

- në zonat e ulëta nga 02ºC në 11ºC

- në zonat bregdetare nga 07°C në 13ºC.

Era do të fryej në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi të ulët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH