Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shkruar nga Liberale
Parashikimi i motit për ditën e sotme

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta mbizotërojnë motin në vend deri afër mesditës kur pritet shtim i vranësirave dhe shira afatshkurtër në veri dhe zonat qendrore, jugu vijon pa shi.

Vonë pasdite reshjet tërhiqen në skajin verior duke kthjelluar gradualisht kushtet e motit në vend.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta në mëngjes, por rënie me 2 gradë sjell mesdita në gjysmën veriore të vendit, ndërsa ruhet maksimumi prej 29 gradë, në zonat jugore.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare në tokë, por deri e fortë në det me drejtim jugor deri pasdite kur pritet që era të marrë drejtim verior. Dallgëzimi në brigje ngjitet në 3-4 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH