Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shkruar nga Liberale
Parashikimi i motit për ditën e sotme

Reshje kryesisht të dobëta mbeten prezente në të gjithë vendin, gjatë ditës do ketë intervale pa reshje kryesisht në veri dhe zonat qendrore.

Mbrëmja dhe nata vijojnë me reshje mesatare në jug ndërsa reshje më të pakta në pjesën tjetër të territorit shqiptar. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por rënie të lehte të vlerave termike sjellin orët e mesditës duke luhatur dy vlerat ditore nga 4 në 17 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në tokë, por deri e fortë në det nga drejtimi jugor deri pasdite kur era dobësohet ndjeshëm duke marre drejtim lindor. Dallgëzimi në det do të ngjitet në 4 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH