Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shkruar nga Liberale
Parashikimi i motit për ditën e sotme

Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta në zonat malore.

Por duke filluar nga orët e mesditës dhe në vijim vranësirat kalimtare do të përfshijnë dhe zonën e ulët të vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur në vlerat minimale dhe maksimale nga -3 gradë Celsius deri në 14 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH