Aktualitet

Parashikimi i motit, e marta sjell rrebeshe shiu

Shkruar nga Liberale
Parashikimi i motit, e marta sjell rrebeshe shiu

E marta vijon gjatë gjithë ditës me kthjellime dhe vranësira të dendura të cilat fuqizohen gjatë mesditës kur priten rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në zonat lindore. Vonë pasdite dhe në mbrëmje pritet përmirësim i motit në pjesën më të madhe të vendit, sipas meterologes Porja.

Temperaturat ulen lehtë në mëngjes, rënia e tyre vijon me rreth 2 gradë gjatë mesditës duke ulur maksimumet termike në 22 gradë për zonat malore dhe në 28 gradë për zonat e ulëta.

Era do të fryjë e lehtë në tokë, por mesatare në bregdet nga drejtimi veriperëndimor, por mesdita sjell forcim të erës në bregdet duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH