Aktualitet

Parashikimi i motit, 18 dhjetor

Shkruar nga Liberale
Parashikimi i motit, 18 dhjetor

Dita nis në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat Lindore duke rrezikuar reshje të pakta dëbore.

Kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet largim gradual i vranësirave nga i gjithë territori i vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 12°C.

Era do të fryjë nga veri-verilindja me shpejtësi 55 km/h duke gjeneruar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim  mbi 4 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH