Globi

Parandalohet tragjedia në Greqi, shpëtohen 41 emigrantë në kamion

Shkruar nga Liberale
Parandalohet tragjedia në Greqi, shpëtohen 41 emigrantë në

Policia greke ka mundur të parandalojë një tragjedi të ngjashme me atë të Britanisë së Madhe. 41 emigrantë të paligjshëm, të fshehur brenda një kamioni frigoriferik janë zbuluar dhe shpëtuar nga policia lokale në afërsi të Selanikut.

Sipas raportimeve, gjendja e tyre ishte mjaft kritike dhe gjendeshin në limit të mbytjes për shkak të mungesës së ajrit.

Policia greke bëri me dije se shumë prej emigrantëve vinin nga Afganistani. Të gjithë ishin meshkuj të moshës nga 20 deri në 30 vjeç. Destinacioni i tyre besohet të ketë qenë ndonjë shtet i Bashkimit Europian.

Për këtë ngjarje, autoritetet kanë ndaluar shoferin e kamionit, një shtetas nga Gjeorgjia, i cili akuzohet për trafik të qenieve njerëzore.

Ndërsa një tjetër shtetas turk është shpallur në kërkim pasi u arratis gjatë kontrollit nga policia./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH