Aktualitet

Parandalohet krimi në familje, arrestohet 36-vjeçari pasi...

Shkruar nga Liberale
Parandalohet krimi në familje, arrestohet 36-vjeçari pasi...

Një 36-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi ka kërcënuar vëllain me armë zjarri pas një konflikti në familje. Sipas policisë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.P., 36 vjeç, banues në fshatin Troshan, Lezhë si dhe sekuestruan një armë dhe 354 fishekë.

"Ky shtetas, në oborrin e banesës, për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri vellain e tij, shtetasin K.P.,30 vjeç, duke qëlluar në ajër disa herë.

Policia e Lezhës mënjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Troshan, Lezhë, ka konflikt në familje dhe të shtëna me armë zjarri, ka shkuar në vendgjarje. Në momentin që ka parë Policinë 36 vjecari ka hedhur armën dhe është larguar me shpejtësi nga banesa.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe pas disa orësh ndjekjeje, kanë mundur të bejnë lokalizimin dhe kapjen e shtetasit E.P. në malin e Troshanit, Lezhë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e zjarrit automatik dhe 354 fishekë", njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtje pa leje”. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH