Aktualitet

Paralajmërimi i Lorenc Vangjelit: Disa personave që dalin në ekran do t’u vihen prangat

Shkruar nga Liberale
Paralajmërimi i Lorenc Vangjelit: Disa personave që dalin në

Thuajse të gjitha forcat politike i kanë bërë thirrje SPAK që të fillojë hetimet për kundërshtarët e tyre politikë. Ma sa duket Prokuroria e Posaçme ka filluar hetimet në masë.

Pasditen e kësaj të marte, analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një paralajmërim të fortë. Ai ka deklaruar se ajo që nuhatet këto kohë në Tiranë është një frikë e madhe në ajër, Vangjeli shtoi se shumë shpejt do të “ndodhin gjëra” sa i përket veprimit të drejtësisë.

Analisti tha se sot është shumë e vështirë që një zyrtar shqiptar të firmosë, pasi duhet të mendohet dy herë para se ta bëjë. Lorenc Vangjeli tha se shumë shpejt, “disa persona që i shohim në ekran, do t’i shohim sërish në ekran por kësaj here me kokën e ulur dhe duart ndoshta prapa.

“As kryeministri dhe askush tjetër nuk ka kontroll absolut mbi SPAK, ashtu sikundër akuzojnë njëri-tjetrin. Rama, Meta e Berisha e dinë këtë. Reforma në Drejtësi nuk mund të shërbejë për të korrektuar politikën.  Në Tiranë ka frikë, ka shumë frikë.

Dhe do të ndodhin gjëra, sa i përket veprimit të drejtësisë. Me konkretisht, do ta shohim ditë pas dite dhe frikë nuhatet në ajër.

Shumë e vështirë të firmosë një zyrtar shqiptar, mendohet dy herë para se të ndodhë. Do të shikojmë personazhe, që dalin në ekran, që do të dalin sërish në ekran, por me kokën ulur dhe ndoshta me duart mbrapa”, deklaroi Vangjeli në studion e “ABC Live”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH