Aktualitet

Paralajmërimi i Bashës: Për demokracinë, janë prerë koka mbretërish

               Publikuar në : 21:13 - 17/05/19 Liberale

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të premten nga Londra ka deklaruar se për demokracinë janë këputur koka mbretërish dhe këtu në Londër e dini më mirë se kushdo.

Basha tha se sa herë që monarku futet në Parlament për të mbajtur fjalën e saj, i përplaset dera e dhomës së komunëve në fytyrë, për t’i kujtuar në mënyrë simbolike se ai nuk mund të ketë çdo pushtet në dorë.

Basha: Per demokraci janë këputur koka mbreterish dhe këtu në Londër e dini më mirë se kushdo. Sa herë që monarku futet në parlament për të mbajtur fjalën e saj, i përplaset dera e dhomës së komuneve në fytyrë, për t’i kujtuar në mënyrë simbolike se ai nuk mund të ketë çdo pushtet në dore, garancia për drejtesinë që funksion për të gjithë njësoj nëse janë aristokratë apo refugjatë. Ligji eshte i barabartë për të gjithë. Prandaj, shqiptarët ia dalin të ndërtojnë në një kohë të shkurtër jetë shumë më të mirë në Angli se në shtëpi. Një qeveri që punon kundër qytetarëve bie. Ky është kufiri që ndan lirinë nga tirania, ku qeveria ka frikë popullin, opinionin publik.

Ndersa në Shqipëri është frika dhe terrori si mënyrë synimi. Baza e kësaj janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pa pasur një parlament që është peng i votës së lirë jo i kriminelëve, nuk ka zhvillim ekonomik, mundësi të barabarta për të gjithë./ Gazeta Liberale

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *