Aktualitet

Paralajmërimet për tensione sot në Kuvend, mblidhet grupi parlamentar i PS-së, porosia e Ramës për deputetët

Shkruar nga Liberale
Paralajmërimet për tensione sot në Kuvend, mblidhet grupi

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur këtë të hënë për të diskutuar mbi punimet në Kuvend, si dhe zhvillimet e fundit, duke iu referuar këtu përplasjeve mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

Ndërkohë bëhet me dije se kryeministri Edi Rama ka dhënë porositë e tij për deputetët socialistë, ku kërkoi që të vazhdohej të respektohej rregullorja e Kuvendit. Seanca e sotme do të nisë në orën 17:00.

“Ne vazhdojme te respektojme rregulloren, ata te vijojne punen e tyre. Per cdo situate te krijuar duhet qe PS te jete e unifikuar ne qëndrim”, mësohet të ketë thënë Rama në mesazhin drejtuar deputetëve të PS-së.

Gazment Bardhi ditën e djeshme i ka nisur një mesazh grupit të deputetëve që të bëhen bashkë për të qenë të pranishëm në parlament, edhe pse Garda ka gjasa që të mos i lejojë të futen në sallë.

Kujtojmë se seanca e fundit u ndërpre pas përplasjes dhe tensioneve në Kuvend, mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës. Kryetarja e Kuvendit, Lindita NIkolla njoftoi më herët se 23 deputetë Partisë Demokratike u përjashtuan nga sekretariati i etikës për 10 ditë, pas tensioneve të krijuara në parlament më 19 tetor dhe bllokimit të foltores.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH