Aktualitet

Para studentëve/ Del nga qelia sekseri, mbetet në burg pedagogu

               Publikuar në : 19:41 - 17/10/20 liberale

Xhevi Dervishi, i cili luante rolin e sekserit, mes studentëve dhe pedagogut Alket Dino në universiteti “Fan Noli” në Korçë, është lënë në arrest shtëpie. Ky ndryshim mase nga “arrest me burg” në “arrest shtëpi” është bërë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Burime për Report Tv mësojnë se studio ligjore që përfaqësonte Xhevi Dervishin ka paraqitur faktet dhe arsye përse ai duhet të qëndrojë me arrest shtëpie deri në përfundim të hetimeve.

Faktet janë çuar në gjykatë, e cila ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë dhe lënë sekserin Xhevi Dervishi në “arrest shtëpie” deri në përfundim të hetimeve të kësaj çështje, ndërsa pedagogu Alket Dino vijon të qëndrojë në burg.

Pedagogu Alket Dino u merrte para studentëve në këmbim të një note kaluese e cila kushtonte 50 mijë lekë të reja, ndërsa Xhevi Devishin bënte ndërmjetësimin mes studentëve dhe pedagogëve.

SPAK ka sekuestruar provimet e studentëve të universitetit “Fan Noli” në Korçë dhe përgjimet telefonike mes tyre.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back