Globi

Paqja në Ballkan, Shqipëria e Madhe, dhe marrëdheniet mes Kosovës, Serbisë e Bosnjes

Shkruar nga Liberale
Paqja në Ballkan, Shqipëria e Madhe, dhe marrëdheniet mes

Nga Slavoj Źiźek

Por nëse shkojmë më në jug dhe unë këtu e kam fjalën për Kosovën, situata është totalisht irracionale. Pse e them këtë. E them këtë sepse në Jug kemi dy shtete shqiptare, Shqipërinë dhe Kosovën që të dyja janë formalisht autonome. Por çfarë është me e çuditshmja është se nëqoftëse sheh apo kërkon për gjënë më natyrale për t’i bashkuar këto dy shtete kjo gjë është totalisht një çështje e ndaluar. Miqtë e mi nga Kosova më kanë thënë që na duhen thjesht disa autostrada apo rrugë midis Tiranës dhe Prishtinës që pothuajse janë ndërtuar pjesërisht në mënyrë ilegale dhe Kosova e Shqipëria bëhen fare lehtë një shtet i vetëm. Por kështu si janë gjërat sot unë mendoj se fuqitë e mëdha kanë menduar në një menyrë krejt jo origjinale duke i lënë të ndara ato dy shtete. Tani dua të them diçka krejt të tmerrshme. Pse shprehem kështu. Sepse tani në kohën tonë, flas, bëhen politikat si në epokën primitive ku politikat bëheshin në hane. Por unë shtroj pyetjen që më shqetëson. Përse nuk kemi arritur ne akoma në pikën e shkëmbimit të territoreve. Dhe kjo gjë për mua është padyshim më e arsyeshmja. Pra, midis Serbisë dhe Kosovës të ketë shkëmbime territoresh. Kosova të ketë një sanxhak në Serbi dhe në shkëmbim t’i japë Serbisë ato pjesë në Kosovë ku ka shumicë serbe. Dhe pasi të ndodhë kjo, të lejohet që Kosova të bashkohet plotësisht me Shqipërinë. Dhe mbase vetëm atëherë do të kishim paqe. E di që për shumë kush këto mund të dukeshin gjëra shumë traumatike për të cilat unë nuk duhet të isha perfshirë. Por unë mendoj se kjo është gjëja më e drejtë. Dhe pasi të jenë bërë këto shkëmbime, Shqipëri Kosovë bashkë si shtet i ri i themeluar mund të merrnin dhe diçka që e pretendojnë nga Maqedonia dhe çështja mbyllej. Mendoj se vetëm kjo që thashë mundet të stabilizojë situatën në Ballkan. /Liberale.al/ https://twitter.com/ZizekOfficial

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH