Globi

“Paqja është e mundur”, Macron takim me Miloni: Si do t’i jepet fund luftës në Ukrainë

Shkruar nga Liberale

Presidenti francez Emanuel Macron ndodhet aktualisht në një vizitë zyrtare në Itali ku është duke biseduar me kryeministren e porsazgjedhur, Giorgia Meloni.

Pasditen e sotme Kreu i Shtetit italian, Sergio Mattarella, teksa priti homologun e tij francez nënvizoi se si agresioni rus kundër Ukrainës "prish rregullat, parimet dhe vlerat e jetës ndërkombëtare. Lufta thellon ndarjet në komunitetin global, ku në vend të kësaj, duhej gjetja e zgjidhjeve bashkëpunuese dhe urgjente si dhe fokusimi te problemet e përbashkëta: krizat shëndetësore dhe ushqimore, efektet shkatërruese të ndryshimeve klimatike, deri te kërcënimet terroriste”.

"BE është garantuesi i paqes, liria jonë është në rrezik. Ne nuk mund të dorëzohemi para padrejtësisë së situatave aktuale, as mundimit të luftërave të pafundme - tha Mattarella -. Evropianët nuk mund dhe nuk duhet ta lejojnë veten të bien robër të pasigurisë, dhe Europa nuk duhet të tregohet e paaftë për të përmbushur rolin e saj natyror si garantues i paqes dhe stabilitetit në kontinent dhe në zonat fqinje. Liria dhe prosperiteti ynë janë në rrezik".

Sipas Presidentit të Republikës së Italisë, kërcënimi me të cilin po përballemi me luftën në Ukrainë "i shtyn disa të kërcënojnë me armët bërthamore. Do të ishte tundimi pervers i përshkallëzimit, i spirales së dhunës që ushqehet me dhunë” tha kreu i shtetit italian.

"Paqja është e mundur, është ajo që do të vendosin ukrainasit" .  Në fund të fjalimit të Mattarella, fjalën e mori presidenti francez Emmanuel Macron. "Ne  po flasim për paqen, për këtë thirrje për paqe e bëjmë pikërisht në momentin kur ukrainasit po luftojnë për të rezistuar, për të mbrojtur dinjitetin e tyre, për të mbrojtur kufijtë dhe sovranitetin e tyre. Paqja është e mundur. Ukrainasit do ta vendosin dhe do të respektohen të drejtat e popullit sovran”.

“Të mos lejojmë që paqja të kapet nga pushteti rus - vazhdoi Macron. - “Sot paqja nuk mund të jetë përkushtim i ligjit të më të fortit dhe as armëpushim që do të përcaktonte një shtet”.

"Flitet shumë për riarmatim, sigurisht që do të duhet të rifillojmë një ligjërim të fortë për të shmangur që logjika e vetme të jetë ajo ushtarake. Gjithmonë duhet kërkuar nga të gjitha subjektet, me guxim dhe imagjinatën e tyre, të kontribuojnë në thurjen e rrjetës së paqes”. Kështu deklaroi presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, kardinali Matteo Zuppi, duke përfunduar fjalën e tij në ceremoninë e inaugurimit të nismës Sant'Egidio 'Thirrja e Paqes'. /Liberale.al/

[caption id="attachment_1289211" align="aligncenter" width="1328"] French President Emmanuel Macron (2nd L), Italian President Sergio Mattarella (3rd R), President of the Community of Sant'Egidio Marco Impagliazzo (L), Cardinal Vicar for the Vicariate of Rome Angelo De Donatis and Italy's Deputy Prime Minister and Foreign Minister, Antonio Tajani (R) attend the international peace summit "The Cry for Peace", organised by the Italian Catholic Community of Sant'Egidio, in Rome, on October 23, 2022. (Photo by Ludovic MARIN / AFP)[/caption]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH