Globi

Papa Françesku: Masat ndaj ndryshimeve klimatike janë të pamjaftueshme

Shkruar nga Liberale
Papa Françesku: Masat ndaj ndryshimeve klimatike janë të

Reagimet ndaj ngrohjes globale janë të pamjaftueshme ndërsa bota po shembet, tha në një deklaratë ditën e sotme Papa Françesku. Ai paralajmëroi kundër opinioneve të paarsyeshmetë skeptikëve të klimës.

“Pavarësisht se sa shumë përpiqemi t’i mohojmë, t’i fshehim ose t’i vëmë në perspektivë, shenjat e ndryshimit klimatik janë gjithnjë e më të dukshme”, tha Papa.

Papa këmbënguli në dëmin e shkaktuar nga “ndërhyrja e shfrenuar e njeriut në natyrë” dhe kritikoi “mënyrën e papërgjegjshme të jetesës së modelit perëndimor”.

Poll
SHQIPENGLISH