Globi

Papa Fraçesku ka një mesazh për të rinjtë shqiptarë: Mos u largoni, atdheu...

Shkruar nga Liberale
Papa Fraçesku ka një mesazh për të rinjtë

Papa Françesku në një mesazh surprizë, u është drejtuar të rinjve shqiptarë që të mos largohen jashtë vendit, por të qëndrojnë për ta përmirësuar atë. “Atdheu ka nevojë për ju”, thotë ndër të tjera Papa.

“Për ju të rinj shqiptarë, një urim të përzemërt. Punoni për atdheun që të përparojë. Atdheu ka nevojë për ju. Zoti iu bekoftë. Lutuni për mua”, u shpreh Papa.

Videoja është publikuar nga Arqipeshkvi i Kishës Katolike për Tiranën dhe Durrësit Arjan Dodajt, i cili e ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social X.

“Papa Francesku e don shumë popullin tinë, Të dashur miq, sot ju bëj surprizën e përshëndetjes që kërkova për ju, Papa Franceskut. Ai veçanërisht ka fjalë inkurajuese për të rinjtë shqiptarë që të punojnë për atdheun e tyre, që të ecë përpara, se atdheu ka nevojë për të rinjtë”, shkruan ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH