1

Panucci: Shqipëria e ndërlikuar, Duka ka bërë deklarata të shëmtuara

               Publikuar në : 15:30 - 08/02/20 liberale

Christian Panucci, ish-trajneri ka folur në mediat italiane për aventurën me kuqezinjtë.

Kjo është hera e parë që ish-futbollisti i njohur flet pas lajmit se kërkonte dëmshpërblim nga Shqipëria për shkarkimin nga FSHF, por pavarësisht kësaj nuk e ka komentuar këtë çështje.

“Kur mbërrita, skuadra ishte e katërta në grupin kualifikues për Kupën e Botës 2018, në fund përfunduam të tretet. Shqipëria është një vend shumë i ndërlikuar. Nëse pas vitit 2016 kishte një stol të vështirë në Evropë ishte ai i Shqipërisë: Vinte nga evropiani i luajtur për herë të parë, dhe duke pranuar të stërvitje kete ekip, ishte një gjysmë vetëvrasje. Në kualifikueset evropiane ishim në vazon e katërt, e duke përfunduar te tretet do të thoshte të kishim bërë një mrekulli. Por isha i lumtur: ishte një përvojë fantastike, kam pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme me djemtë. Presidenti i Federatës Shqiptare ka bërë deklarata të shëmtuara ndaj meje, por kur isha atje ai ishte president dhe nuk bëri asgjë. Ai më lejoi të punoj”, ka thënë ai.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back