Kronikë

Panikosen banorët në Lushnjë/ Ishte në gjendje të dehur, 55-vjeçari qëllon në ajër me armë gjahu

Shkruar nga Liberale
Panikosen banorët në Lushnjë/ Ishte në gjendje të

Një 55-vjeçar në Lushnjë ka qëlluar në ajër me armë gjahu, teksa ka qenë nën efektin e alkoolit.

Shtetasi E.XH, ka qenë duke lëvizur në lagjen “Xhevdet Nepravishta” kur ka qëlluar në ajër duke panikosur banorët.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/Informacion paraprak

Qëlloi në ajër, me armë gjahu, në gjendje të dehur, shoqërohet në Komisariat 55-vjeçari.

Shtetasi E. Xh., 55 vjeç, banues në Lushnjë, duke qarkulluar në rrugë në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër me armë gjahu.

Arma e gjahut, të cilën 55-vjeçari e kishte me leje, u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Policisë shoqëruan menjëherë në Komisariat shtetasin E. Xh. dhe po kryejnë veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH