Aktualitet

Panik në komisariat/ Shoferi shpërthen portën e policisë, por...

Shkruar nga Liberale
Panik në komisariat/ Shoferi shpërthen portën e policisë,

Një 34-vjecar me inicialet B. L., duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të Drejtorisë Vendore të Policisë në Elbasan, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së.

Sipas policisë, ky person, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, shtetasi B. L., 34 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet në gjendje të rënduar psikologjike, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur portën hyrëse të DVP Elbasan dhe ka hyrë në oborrin e DVP-së, duke mos iu bindur urdhrit për të ndaluar të dhënë nga punonjësi i Policisë që kryente shërbim në hyrje të DVP-së.

Ky shtetas, pasi ka hyrë në oborr, ka dalë nga mjeti me një pistoletë me gaz në dorë, duke bërë lëvizje të pakontrolluara, por është neutralizuar dhe prangosur menjëherë nga shërbimet e Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit dhe grupi hetimor po vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH