Sport

Panik dhe lot në ndeshjen Egnatia-Tirana, futbollisti bie pa ndjenja në fushë

Shkruar nga Liberale

Egnatia dhe Tirana po luajnë ndeshjen e javës së dytë të Superligës, në Rrogozhinë.

Ndeshja ka kaluar në plan të dytë, pas një ngjarje të rëndë.

Në minutën e 31 të ndeshjes Klevi Qefalia i Tiranës është dëmtuar pas një dyluftimi me Ojediran.

Përplasja në tokë ka qenë e fortë.  18 vjeçari pësoi çarje në ballë dhe dëmtime në nofull. Paniku pushtoi lojtarët dhe tifozët për 10 minuta. Qefalia u dërgua me urgjencë në spitalin e Rrogozhinës, për t’u dërguar më tej në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

Momenti i rrëzimit ka qenë i frikshëm, me lojtarin që ka qenë pa ndjenja, aq sa lojtarët janë parë me lot në sy, duke menduar se mos kishte pësuar ndonjë arrest. Për fat të mirë 18 vjeçari bardheblu është përmendur, duke bërë që lajmi të qetësojë lojtarët në fushë dhe për të vijuar më tej ndeshjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH