Aktualitet

Gazeta Liberale sot: Pandemia zbeh negociatat, por kushtet mbeten

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale sot: Pandemia zbeh negociatat, por kushtet mbeten

Pavarësisht theksit tek pandemia globale e koronavirusit, vendet e BE-së theksuan perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Por megjithëse nuk pati asnjë datë konkrete mbi hollësitë e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që në parim u çelën në mars, liderët e Bashkimit Europian theksuan rëndësinë e reformave, duke ia lënë në dorë vetë kandidateve ecurinë drejt integrimit.

Samiti i së mërkurës, i transferuar nga Zagrebi në një video-konferencë mes liderëve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, e la në hije atë çka mezi prisnin dy kandidatet e rajonit, të cilat vetëm pak kohë më parë morën një pohim nga vendet anëtare për çeljen e negociatave, por jo llogaridhënien e tyre kur bie fjala tek kryerja dhe zbatimi i reformave kyçe.

Këto dhe shumë të tjera do t'i lexoni në Gazetën Liberale në print sot. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH