Globi

Pandemia në Europë, në Rumani kthehet izolimi

Shkruar nga Liberale
Pandemia në Europë, në Rumani kthehet izolimi

Gjermanët iu thonë lamtumirë testeve falas. Nga sot, konfirmimi i negativitetit apo pozitivitetit do të jetë me para. Testit me pagesë do të mund t’u shpëtojnë vetëm fëmijët nën 12 vjeç dhe gratë shtatzëna.

Politika thotë, se do ishte e gabuar, të paguhej nga shoqëria testi i Covid-19 për ata që refuzojnë vaksinimin. I njëjti vendim do të vlejë edhe për Francën nga kjo e premte, ditë kur certifikata e gjelbër do të bëhet e detyrueshme në të gjitha vendet e punës dhe në Itali.

Në Europë, Rumania është mes vendeve me panoramën më të zymtë pandemike, ndërsa kalon vetëm Bullgarinë për numër vaksinimesh. Vala e 4 e Covid-19 po rezulton fatale në këtë vend, me gati 14 mijë të infektuar në 24 orët e fundit dhe 380 viktima. Reanimacionet janë të tejmbushura, ndërsa maska është bërë sërish e detyrueshme në vendet publike. Në disa zona në juglindje të vendit është kthyer izolimi.

Sakaq, në Mbretërinë e Bashkuar, autoritetet bëjnë thirrje për vaksinim të popullsisë kundër gripit. Shifrat e të prekurve ranë ndjeshëm vitin e kaluar për shkak të masave antiCovid, por niveli i vdekshmërisë mund të dyfishohet në pak muaj.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH